Close

Akademia EQSC

Akademia EQSC, një mundësi për të shtuar vlerë në jetën tuaj profesionale!

EQSC, përveç shërbimit të Certifikimit dhe Auditimit ofron trajnime në një gamë të gjerë, duke përfshirë Kurse Trajnimi dhe shërbimin më të ri Kurs Ekzekutiv Biznesi “EOQ Menaxher i Sistemit të Integruar të Cilësisë, Mjedisit, Shëndetit dhe Sigurisë në Punë” (Kurs Ekzekutiv Biznesi EOQ MSI).

Tashmë, e ri-organizuar, vjen si një platformë ku profesionistët mund të zbulojnë mundësi të reja për të përmirësuar kompetencën e tyre ose për të hapur dyer të reja në karrierë, duke marrë parasysh një proces të vazhdueshëm të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Kjo iniciativë bazohet në eksperiencën shumëvjeçare në fushën e trajnimeve si dhe bashkëpunimit me organizatën e njohur dhe të akredituar të trajnimit, Quality Austria.

Lektorët tanë vijnë nga një përvojë e gjatë mbi 10 vjeçare si profesionistë, si në aspektet praktike ashtu edhe teorike të standardeve ISO, me kualifikimin më të fundit nga Quality Austria për të ofruar kurse në përputhje me kurrikulat e EOQ – Organizata Europiane për Cilësi.

Kurs Ekzekutiv  Biznesi “EOQ Menaxher i Sistemit të Integruar të Cilësisë, Mjedisit, Shëndetit dhe Sigurisë në Punë”, njohur nga EOQ, në fushën e modeleve standarde ndërkombëtare ISO ka si synim profesionistët me eksperiencë, menaxherë dhe persona me përgjegjësi brenda një organizate. Fokusohet në punën dhe përvojën profesionale përveç se në njohuritë akademike, duke prodhuar një nivel të tjetër njohurish dhe përvojash praktike që janë krejt të ndryshme nga ato që shihen në programet e tjera të trajnimit.

Për më shumë informacion mbi Kurs Ekzekutiv Biznesi EOQ MSI ju lutemi vizitoni këtu.
Për më shumë informacion mbi Kurset e Trajnimit ju lutemi vizitoni këtu.