Close

19/11/2018

EQSC ofron Trajnime jashtë Shqipërisë

 

Shërbimet tona të Trajnimit janë ofruar tashmë jashtë Shqipërisë.

Në muajin Korrik 2018, pas një bashkëpunimi të suksesshëm me Trans Adriatic Pipeline, TAP, Shqipëri, EQSC ofroi në Lecce, Itali, Trajnimin “Auditor i Brendshëm” për Trans Adriatic Pipeline, Itali. Nëpërmjet këtij trajnimi, pjesëmarrësit morën njohuri për të përmirësuar aftësitë dhe teknikat e tyre të Auditimit, gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre sa i takon kërkesave të Shëndetit dhe Sigurisë në punë, në aktivitetet e TAP.

Trajnimi “Auditor i Brendshëm”, TAP, Itali

Në muajt Shtator-Tetor 2018, EQSC në bashkëpunim me Shoqatën ORGANIKA, Kosovë, ofroi Trajnimin mbi Kërkesat e ISO 9001:2015 dhe standardit të sapo publikuar ISO 22000:2018, për kompani të sektorit të bimëve mjekësore. Ky trajnim u financua nga GIZ, Kosovë.

Kompanitë do të përdorin njohuritë e përftuara, për të përmirësuar cilësinë dhe sigurinë ushqimore të produkteve të eksportuara.

Trajnim “Kërkesat e ISO 9001:2015 dhe ISO 22000:2018”, Kompani të bimëve mjekësore, Shoqata ORGANIKA, Kosovë

Për më tepër informacion rreth Shërbimeve të Trajnimit të EQSC, ju lutem vizitoni Trajnime.