Sistemet e Integruara të Menaxhimit
Çfarë nënkuptojmë me Sistem të Integruar të Menaxhimit?
- I integruar do të thotë i kombinuar; vendosja e të gjitha praktikave të brendshme të menaxhimit në një sistem por jo si komponentë të ndarë.
- Për këto sisteme, të qënurit pjesë integrale e sistemit të menaxhimit të kompanisë do të thotë vendosjen e lidhjeve në mënyrë që kufijtë midis proceseve të jenë pa pengesa.
- Sistemi i Integruar i Menaxhimit (SIM) është një lloj sistemi menaxhimi i cili integron të gjithë komponentët e një biznesi në një sistem koherent në mënyrë që të mundësojë arritjet e qëllimit dhe misionit të kompanisë.
Pse duhet të integrohen sistemet e menaxhimit?
- Janë në përputhje me kuadrin e organizatës.
- Përmirësojnë komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm.
- Shmangin dublikimet dhe fitojnë kursimet mbi kostot.
- Reduktojnë rrezikun.
- Bëjnë të dukshëm objektivat konfliktualë.
- Identifikojnë dhe racionalizojnë përgjegjshmëritë dhe marrëdhëniet konfliktuale.
- Fitojnë një balancë të strukturuar të autoritetit/pushtetit.
- Fokusojnë organizatën në qëllimet e biznesit.
- Krijojnë një formalizim të sistemeve informale.
- Harmonizojnë dhe optimizojnë praktikat.
- Identifikojnë dhe lehtësojnë trajnimet dhe zhvillimin e stafit.
Cila standarde të sistemeve të menaxhimit mund të integrohen?
Zakonisht:
- ISO 9001 (Menaxhimi i Cilësisë)
- ISO 14001 (Menaxhimi Mjedisor)
- OHSAS 18001 (Siguria & Shëndeti në Punë)
- ISO/IEC 27001 (Siguria e Informacionit)
- ISO 22000 (Menaxhimi i Sigurisë Ushqimore)
- ISO/IEC 20000 (Menaxhimi i Shërbimeve të IT)
Cilat janë përfitimet e sitemeve të integruara të menaxhimit?
Përmbush të gjitha kërkesat e standardit me një grup të vetëm politikash dhe procedurash.
- Auditon më shumë se një sistem në të njëjtën kohë për të kursyer para dhe burime.
- Përmirëson eficencën e përgjithshme përmes zhvendosjes së nevojës për dublikim të detyrave.
- Përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë, thekson objektivat e përbashkëta.
- E bën më të lehtë përmirësimin e të gjithë sistemeve të menaxhimit, në mënyrë të vazhdueshme.
Si mund të integrohen sistemet?
PAS 99 është specifikimi i parë në Botë për sistemet e integruara të menaxhimit. BSI zhvilloi PAS 99 përmes përdorimit të udhëzuesit ISO për shkrimin e standardeve të sistemeve të menaxhimit. Sa më shumë sisteme të menaxhimit të keni ngritur, aq më shumë do të përfitojë biznesi juaj. Tashmë keni mundësinë që punën e vështirë të menaxhimit ta kryeni për më shumë se një sistem të certifikuar në të njëjtën kohë. Sistemet e integruara të menaxhimit PAS 99 ju japin mundësinë për të përmirësuar mënyrën se si kryeni veprimet, konform të gjitha kërkesave të përbashkëta të standardeve dhe të reduktoni kostot e auditimeve dhe mirëmbajtjes për sistemet e ndara.
Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqet www.bsigroup.com and www.iso.org, që janë edhe faqet zyrtare me burimet më të përditësuara mbi standardet.