Trajnim: Laboratorët
Shërbimet nga EQSC
ISO 17025:2005
- Kërkesat e ISO 17025:2005
- Praktikat e auditimit
Çfarë është ISO 17025 Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë së Laboratorit?
ISO/IEC 17025:2005 përmban të gjitha kërkesat të cilat duhet të përmbushen nga laboratoret e testimit dhe kalibrimit në mënyrë që të mund t’u tregojnë klientëve dhe rregullatorëve se ata përdorin një sistem të thellë menaxhimi i cili u mundëson atyre kontroll të plotë të proceseve, se janë teknikisht kompetentë dhe janë të aftë të prodhojnë rezultate teknikisht të vlefshme. Trupat akreditues të cilët njohin kompetencat e testimit dhe kalibrimit të laboratorëve do të përdorin standardin si baza për akreditimin e tyre.
Laboratoret e akredituar me ISO 17025 përfshijnë një sistem gjithëpërfshirës për menaxhimin teknik dhe të cilësisë, i cili rezulton në përfitime të vëna re në praktikat e përditshme të laboratorëve. Kërkesat teknike përfshijnë shtimin e planeve për trajnimin e stafit zyrtar dhe mbajtjen e rekordeve të detajuara, zhvillimin e metodave dhe procedurat e validimit, matjen e pasigurive të metodave, dhe përcaktimin e kalibrimit të pajisjes dhe programin e mirëmbajtjes. Përveç kësaj, dokumentohet një përcaktim më i fortë i procesit të përgatitjes së marrjes së mostrave (kampionit), për ruajtjen e konsistencës në marrjen e mostrave. Njëkohësisht, zbatohen edhe programe të monitorimit të kontrollit të cilësisë.
Përmirësimet e menaxhimit të cilësisë përfshijnë kontrolin e dokumentave për ruajtjen e proceseve të qëndrueshme analitike, monitorimin e performancës së furnitorëve, një proces për rishikimin e kontratave për dokumentimin e kërkesave të klientëve, një sistem për trajtimin e komenteve dhe ankesave të klientëve, procese për përmirësimin e vazhduar përmes procedurave të veprimeve korrektive dhe parandaluese dhe auditet.
Cilat janë përfitimet e ISO 17025 Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë së Laboratoreve?
Përfitimet praktike të përmirësimeve teknike dhe menaxhimit të cilësisë kanë të bëjnë me (dhe jo vetëm):
- Identifikim më i shpejtë dhe zgjidhje e çështjeve lidhur me metodat e testimit
- Përmirësimi i performancës së personelit
- Mirëmbajtje e vazhduar e pajisjeve dhe proceseve të kalibrimit
- Menaxhimi i pasigurive
- Përmirësimi i kënaqësisë së klientit
- Përmbushja e kërkesave për cilësi të klientëve të specializuar
- Rritja e përgjithshme e biznesit të laboratorit
Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqen www.iso.org, që është edhe faqja zyrtare me burimet më të përditësuara.