Close

24/10/2017

Siguria ushqimore: EQSC tashmë ofron Certifikime ISO 22000, të akredituara

2.10.2017

Ekipi i EQSC me krenari prezanton se EQSC është trupa e parë shqiptare me Akreditim për Certifikime sipas ISO 22000.

Profesionalizmi dhe përkushtimi i stafit tonë, u kurorëzua me sukses me marrjen e akreditimit sipas ISO 17021-1:2015 dhe ISO/TS 22003:2013, pas vizitës vlerësuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (www.dpa.gov.al) .

 

Pasojat e ushqimeve jo të sigurta mund të jenë serioze. Për të menaxhuar këto problematika ekzistojnë standarde të ndryshme ndërkombëtare si ISO 22000:2005 nga Organizata ndërkombëtare ISO, BRC nga Anglia, HACCP nga Codex Alimentarius, IFS në Europë, etj. Gjithashtu, në Ligjin shqiptar të Ushqimit Nr.9863, datë 28.1.2008, Neni 26, specifikohen kërkesa për zbatimin e HACCP në të gjithë operatorët e sektorit.

Akreditim i EQSC për të certifikime në fushën e Sigurisë Ushqimore, i mundëson kompanive shqiptare të sektorit, të marrin një shërbim cilësor dhe të përshtatur për nevojat e tyre.

Duke konsideruar se, sipas INSTAT, 2016, në Shqipëri operojnë në sektorët e “Transporti dhe magazinimi”, 716 ndërmarrje dhe në sektorin “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, 4,547, me një total prej 5,263 ndërmarrjesh, EQSC garanton konsumatorët dhe palët e tjera të sektorit, se produktet ushqimore të prodhuara nga kompani të certifikuara nga EQSC, janë të sigurta për shëndetin e tyre. Auditimi ynë profesional mundëson kontrollin e zbatimit të gjithë kërkesave të ISO 22000:2005 :

  • Identifikimin dhe kontrollin e rreziqeve ushqimore,
  • Higjienën,
  • Gjurmueshmërinë e produkteve, etj.

Nëpërmjet shërbimit të auditimit dhe certifikimit, me auditorë shqiptarë, të trajnuar dhe tashmë të vlerësuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, EQSC është një aktor konkurrues në tregun e certifikimeve dhe në rritjen e besueshmërisë së certifikimeve të dhëna.

Për më tepër mbi këtë shërbim vizitoni: EQSC Siguria Ushqimore